USHTRI
f. sh.
- Forcat e armatosura të një vendi a një pjesë e tyre; tërësia e ushtarëve: ushtria shqiptare; Ushtria Nacionalçlirimtare (hist.); forcat (repartet) e ushtrisë.
- bised. Shërbimi ushtarak: mbaroi (bëri) ushtrinë.
- fig. Shumicë e madhe njerëzish të lidhur nga profesioni ose nga interesa të përbashkët: ushtria e arsimtarëve (e të papunëve).