Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    USHTROHEM

    vetv.
    1. Bëj ushtrime të vazhdueshme për t'u bërë i aftë e i shkathët për diçka, punoj vetë për të fituar shprehitë e nevojshme, stërvitem. Ushtrohem në vegla (në paralele). Ushtrohen çdo ditë (rregullisht). Ushtrohet në sport. Ushtrohet në gjueti (në not). Ushtrohen për të njehsuar shpejt (për t’i rënë violinës).
    2. vet. veta III. Fiton aftësinë e shkathtësinë për diçka me ushtrime të vazhdueshme. Nuk është ushtruar dora (veshi).
    3. Pës. e USHTROJ 1,3.