VA
m. sh.
- Vend i cekët në lumë, ku mund të kalohet më këmbë: kur nuk e di vaun, mos u hidh matanë! (fj. u.); edhe vau të mbyt (fj. u.).
- Edhe fig., bised. shteg; rrugëdalje: gjeti va.
Shprehje
- Nuk ranë në va edhe poh. nuk u morën vesh; nuk ranë në ujdi; (shkoi, doli) va pa va ia doli në krye me mundime të mëdha; (flet) va e pa va (flet) me vend e pa vend; (flet) kot, në tym; ia gjeti vaun (dikujt) ia gjeti rastin për t'u hakmarrë; ia gjeti anën; e hodhi vaun (lumin
- ); u nis (ia mbajti) va pa va u nis pa ditur se ku do të dilte; ia mbajti nga mundi; e nxori në va (dikë) e nxori nga gjendja e vështirë; e shpëtoi.