VAJ
Im.
- Lëng i yndyrshëm që nxirret nga farat a nga kokrrat e disa bimëve, nga disa kafshë ose nga disa xeherorë e nga nafta, i cili përdoret për gatim, në industri etj.; sh. -ra(t) lloje të ndryshme të këtyre lëngjeve: vaj luledielli (ulliri, kikiriku); vaj peshku (balene); vaj makinash vaj për të lyer pjesët e një makine që të mos ndryshken; vaj pushke vaj për të pastruar a për të lyer pjesët e pushkës; bojë vaji bojë e shkrirë në një lëng të tillë; vajra bimore (shtazore); vaji në lakra bie (fj. u.) nuk vete dëm diçka, aty e ke; u derdh vaji, s'mblidhet më (fj. u.); vaj e verë e uthull (bised.) ylberi.
- përmb. Bojëra që përpunohen me lëngje të tilla dhe që përdoren për pikturë: pikturë në vaj.
- Si mb. shumë i qetë, pa dallgë (për detin etj.); i shtruar, i qetë (për njerëzit): deti qenka vaj.
- Si ndajf. mirë, pa vështirësi; qetë: puna ecën vaj, takimi shkoi vaj.
Shprehje
- E bëri për vaj e për uthull (dikë) e rrahu shumë; / e qortoi ashpër; doli si vaji mbi ujë doli pa faj; doli i fituar; s'hahet as me vaj, as me uthull nuk mund të pranohet a të durohet; është hapur si vaji në lakra (në ujë) (dikush) merret me shumë punë, është hapur shpejt e gjithandej; / sillet pa drojtje, si në shtëpi të vet; e ka vaj (dhjamë, gjalpë e vaj) (me dikë) e ka shumë mirë me dikë; i nxori vaj (dikujt) e stërmundoi; nxjerr vaj (mjaltë) nga guri është shumë i zoti e i shkathët, nxjerr dhjamë nga pleshti; i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull i regjur, me shumë përvojë; e vuri në vaj (diçka) e rregulloi; / (dikë) e qetësoi.
IIm. sh.
- Britma a ulërima e zgjatur që lëshon dikush në rast fatkeqësie, kujë; vajtim; sh. ligje: vaj i thekshëm; e qanë me vaje.
- Qarje, të qarët: shpërtheu në vaj.
- Gjëmë, mynxyrë: vaj i madh.
Shprehje
- E ka vajin në buzë (dikush) ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet.
IIIpasth. bised.
- Vajmedet: vaj halli! na gjeti e keqja, si do t'ia bëjmë!