Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VALANIDH

    m. sh. bot.
    1. Lloj dushku i viseve mesdhetare, me trung të trashë e të lartë, me lëkurë ngjyrë hiri e të plasaritur, me gjethe vezake, dhe që bën lëndë të mëdha e me kapuç të gjerë, të cilat përmbajnë tanin e përdoren për të regjur lëkurët. Valanidh i butë (i egër). Lëndë (dru) valanidhi. Pyll me valanidhe.