Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VALËMADH

    mb. poet.
    1. Që vjen me valë të mëdha; që ka shumë valë, valëshumë. Lumë valëmadh. Vjosa valëmadhe.
    2. fig. Që ka ndodhur një fatkeqësi e madhe, që i ka vdekur dikush nga njerëzit e shtëpisë a nga të afërmit; që ka parë shumë vdekje e fatkeqësi; fatkeq. Grua (nënë) valëmadhe.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.