Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VALOJ

    jokal.
    1. vet. veta III. Zien derisa të gurgullojë e të nxjerrë valë në sipërfaqe, arrin pikën e valimit, merr valë (për ujin, për qumështin, për gjellën etj.). Valoi uji (qumështi).
    2. kal. Ziej në një enë ujin, qumështin, gjellën etj. derisa të gurgullojë e të nxjerrë valë në sipërfaqe, bëj që të marrë valë, i jap valë. Valoj ujin (qumështin). Valoj rrobat.
    3. vet. veta III. Lëviz a lëkundet lehtë në ajër duke formuar valë, valëvitet. Valon flamuri.
    4. vet. veta III fig. Gëlon, lëvrin, zien, valon. Valonte fshati. Valonin rrugët. Valonin bletët (krimbat).
    5. vet. veta III fig. Bëhet a zhvillohet me gjallëri e me vrull, zien; kërcet; buçet (për një punë a një veprimtari tjetër). Valon puna. Valonte lufta. Valonte kënga.