Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VALUTË fin.,

    f. ek.
    1. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi. Valuta e një vendi. Valutë ari (argjendi). Valutë në letër.
    2. Para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në tregun ndërkombëtar. Valutë botërore. Kredi në valutë. Kursi i valutës vlera e njësisë monetare të një vendi e shprehur në njësi monetare të tjera, kurs valutor. Sigurojmë valutë. Kursejmë valutën. E blejmë me valutë.