VAR
kal.
- E kap diçka në një çengel, në një kunj etj.; e ngjit diçka në mur: var xhaketën; vari pikturën.
- I vë dikujt litarin në grykë dhe e mbyt: e varën fashistët.
- E ul poshtë diçka; e zbres: vari kokën (krahët); i vari dhitë malit.
- fig. Mbështet shpresat etj. te dikush a te diçka: i varëm shpresat tek ai.
- fig. bised. I ngarkoj dikujt një punë a një detyrë, ia bëj barrë: ia varën atë këmborë.
- (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. bised. tregoj pak vëmendje për dikë a për diçka, e lë pas dore; (me pjesëza mohuese) nuk e dëgjoj, e shpërfill: ua kishte varur mësimeve; nuk ia varte torbën nuk e përfillte fare.