Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VARE I

    f. sh.
    1. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë të mëdhenj ose për të rrahur hekurin e skuqur në zjarr. I bien shkëmbit me vare. E goditi (e theu) me vare. Rëndon si vare.
    2. Tokmak druri që përdoret për të thyer plisat në arë.
    3. përd. mb. Shumë i rëndë, plumb; shumë i fortë. Ishte vare. E kishte grushtin (dorën) vare.
    4. përd. ndaj. Shumë, plumb (zakonisht me mbiemrin i rëndë). I rëndë vare.

      Shprehje

      • E ka kokën vare është shumë kokëfortë.