VARFËROHEM
vetv.
- Bie nga ana ekonomike, bie në varfëri, bëhem i varfër; bëhem më i varfër; kund. pasurohem. Varfërohen punëtorët në vendet kapitaliste. Ishte varfëruar vendi.
- vet. veta III fig. Humbet diçka të mirë a të vlefshme, bëhet më i varfër në diçka; kund. pasurohet. Varfërohet toka. Varfërohen rezervat (vendburimeve).
- Pës. e VARFËROJ.