Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VARGOJ

    kal.
    1. E bëj varg dikë, e shkoj në varg, e shkoj në pe. Vargoj duhanin (fiqtë). Vargoj (qepët, hudhrat). Vargoi rruazat (tespihet).
    2. Vendos njërin pas tjetrit në radhë, radhit, rreshtoj, i bëj varg. Vargoi bagëtinë. I vargoi njerëzit. Varguan makinat.
    3. fig. I vë në varg e i lidh njërin me tjetrin, i nxjerr njërin pas tjetrit. Vargoi fjalët (mendimet). Vargoj ngjarjet.
    4. vjet. Thur vargje, bëj vjersha vargëzoj.
    5. fig. keq. E zvarrit diçka, e zgjat shumë, e bëj tërkuzë. E ke varguar shumë atë punë.