Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VARR

    m. sh.
    1. Gropë ku vihet i vdekuri; sh. varrezë: varri i heroit; qetësi (heshtje) varri qetësi (heshtje) e plotë; varret e fshatit; është bërë sikur ka dalë nga varri është tretur a është zbehur shumë.
    2. fig. Vendi ku gjen vdekjen dikush a merr fund diçka; e keqja më e madhe, gropë; vdekje: Shqipëria u bë varr për agresorët; është në buzë të varrit; deri në varr deri në fund të jetës; i hapi (i bëri) varrin (dikujt) e vrau; e dërrmoi, e shkatërroi keqas; i kurdisi një të keqe të madhe; kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda (fj. u.).
    3. Si mb. shumë i vështirë, i padurueshëm; i zymtë: jeta i ishte bërë varr.

      Shprehje

      • E futi (e shtiu, e çoi, e vuri) në varr (në dhe) të gjallë (për së gjalli) e mundoi shumë duke e trajtuar keq, e bëri që të vuajë shumë; i hapet varri (dheu) nën këmbë po vdes, po shkatërrohet; (është) varr i hapur (dikush) është shumë afër vdekjes, nuk ka shpresë; (është) varr i mbuluar nuk ua thotë të fshehtën të tjerëve, është arkë e mbyllur.