Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEÇ

    1. I. ndajf. 1. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët, jo bashkë me tjetrin a me të tjerët; pa njëri-tjetrin, larg nga njëri-tjetri; vetëm. Rri (fle, ha) veç. U nda veç. Punon veç. I vuri veç (veç e veç).
    2. Mënjanë, veçan. E thirri veç dhe ia tregoi. Hoqi veç ca bukë.
    3. Ndryshe. Është veç nga të tjerët ai. II. parafj. Me përjashtim të.. . , përveç. Veç atyre...Veç kësaj...Veç anëve të tjera... S'dua gjë tjetër veç asaj. III. lidh. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të një fare, prej të cilave njëra shpreh kundërshtim a kufizim për atë që thuhet në tjetrën; vetëm, vetëm se, po, por, mirëpo. Foli mjaft mirë, veç pak shpejt. Mirë e the, veç nuk e kuptoj pse po e përsërit. IV. pj. 1. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre; vetëm. Ka mbaruar veç shkollën e mesme. Mbante veç një këmishë në trup. E ushqente veç me kos. Veç sa e preka pak.
    4. Përdoret në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar a për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin që shprehim për diçka ose urdhrin; vetëm. Veç ta shihja edhe një herë! Veç shko! Veç laje mirë! Mos harro veç!Veç mos (në mos) ardhtë! Veç të arrijmë sa më parë!
    5. Për pak, gati. Veç sa nuk ra. Veç sa s'ia dha të qarit.

      Shprehje

      • Veç të tjerave ndër të tjera, midis së tjerash. Jo veç, po ...jo vetëm kaq, por ... Ha bukë veç (veçan) të tjerëve është më i mirë se të tjerët, dallon nga të tjerët.