Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEÇANËRISHT

    ndajf.
    1. Në mënyrë të veçantë, më shumë se të tjerët, më shumë se për të tjerët, posaçërisht. Kujdeset veçanërisht për nënën.
    2. përd. pj. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të përforcuar a për të kufizuar kuptimin e tyre; sidomos. Heroi pozitiv e veçanërisht njeriu i ditëve tona është pasqyruar mirë në vepër. Mbjelljet, veçanërisht në tokat nën ujë, të mos bëhen njëherësh për të dyja kulturat. Ky vit është veçanërisht i mbarë për punonjësit e shpim-shfrytëzimit.