VËLLAZËRI
f. sh.
- përmb. Gjithë vëllezërit: u mblodh vëllazëria.
- nj. Lidhje e afërt ndërmjet vëllezërve a ndërmjet njerëzve të një gjaku; të qenët vëllezër: kanë vëllazëri me njëri-tjetrin; / afri e njerëzve me ideale e me qëllime të njëjta; lidhje e dashuri prej vëllezërish: ta ruajmë (ta forcojmë) vëllazërinë.
- etnogr. Nënndarje e një fisi, me disa familje të mëdha të së njëjtës prejardhjeje nga ana e babait dhe me pronë të përbashkët: fis me tri (me gjashtë) vëllazëri.
- vjet. Bashkim me synime të caktuara i njerëzve të një kombi etj.; shoqëri, shoqatë; fet. bashkësi murgjish a fetarësh të tjerë në një manastir: vëllazëritë e shqiptarëve jashtë atdheut; vëllazëria e Manastirit; vëllazëri e shenjtë.