VËLLIM
m. sh.
- Madhësia e diçkaje që ka gjatësi, lartësi e gjerësi dhe që matet me njësi kubike; edhe gjeom., pjesa e hapësirës që zë një trup: vëllimi i arkës (i ndërtesës); vëllimi i cilindrit (i sferës).
- Sasi a masë e diçkaje për nga përmasat: vëllimi i ndërtimeve (i punës); vëllimi i përgjithshëm i prodhimit industrial; vëllimi i njohurive.
- Libër; secili libër i një vepre në seri a me disa pjesë: vëllim me vjersha (me tregime); fjalor në dy vëllime.