VËMENDJE
f.
- Përqendrim i mendimit, i shikimit a i dëgjimit te dikush ose te diçka; kujdes a interesim për të: vëmendje e vullnetshme (e pavullnetshme); dëgjoj (shikoj) me vëmendje; më tërheq vëmendjen më bie në sy, më bën ta vërej me kujdes; vëmendje e veçantë (kryesore); e largoi vëmendjen (nga diçka a nga dikush) nuk tregoi më kujdes për të, e la në harresë; e ka në qendër të vëmendjes e quan kryesore diçka, tregon kujdes për të; e la jashtë vëmendjes (diçka) nuk tregoi kujdes për të, e la pas dore; i tërhoqi vëmendjen (dikujt) i tërhoqi vërejtjen.