VËNG
m. sh.
- Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres, ku mbërthehen rrezet që dalin nga bucela; secila pjesë e këtij rrethi; gavyell: rrotë me katër vëngje.
- Lak i vogël në anët e opingës, ku futet gjalmi; gjalmi i opingës.
- Dru i shkurtër që ngulet në tokë për të lidhur kafshët etj.
- krahin. Vargor, çengel; edhe sh., fig. zinxhir: vari kusinë në vëng; nuk i durojmë vëngjet; çdo berr varet në vëng të vet (fj. u.).
- fig. Vjegë: ia gjeti vëngun.
- krahin. Parandjenjë; ankth: vëng i mirë (i keq); më kapi vëngu.
Shprehje
- E bëri vëng (dikë) e shtrëngoi mirë, ia mblodhi rripat.