Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VËNGËR

    Imb.
    1. Që i ka sytë të shtrembër, që sheh shtrembër (për syrin): njeri i vëngër; sy të vëngër.
    2. fig. Që shpreh inat, keqdashje a dyshim: shikim (vështrim) i vëngër.
    3. fig. I ngatërruar: punë e vëngër; / ters: plak i vëngër.
    IIndajf.
    1. Me sytë shtrembër, shtrembër: sheh vëngër.
    2. fig. Me inat, me keqdashje a me dyshim: e shihte vëngër.