VËREJTJE
f. sh.
- Veprimi sipas foljeve (shih te VËREJ).
- Vështrim i kujdesshëm e i ngulur gjatë te dikush a te diçka; vëmendje: e pa me vërejtje; më tërhoqi vërejtjen (dikush a diçka) më tërhoqi vëmendjen, më bëri përshtypje.
- Përfundim pas shqyrtimit kritik të diçkaje, që i jepet dikujt zakonisht për ndonjë ndreqje; mendim kritik i shprehur me shkrim a në një mbledhje etj.: vërejtjet e komisionit; bëri vërejtje me vend.
- Qortim; masë ndaj dikujt për gabime e të meta në punë etj.: vërejtje e lehtë (e rëndë); vërejtje me paralajmërim; i hoqi vërejtje (dikujt) e qortoi, e kritikoi.