Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VËRTET

    I
    1. I. ndajf. 1. Me të vërtetë, ashtu sikurse është në të vërtetë, në mënyrë të tillë që asnjeri nuk dyshon; me siguri. Vërtet, ashtu është. Vërtet, kjo është shumë e ngutshme. Do të vijë vërtet. E tha vërtet apo jo?
    2. Me gjithë mend, seriozisht, me të vërtetë. Vërtet thua? Vërtet e ke? S'e ka vërtet.
    3. si fj. ndërm. Është e vërtetë, me të vërtetë, të themi të vërtetën, ç'është e vërteta. Puna, vërtet, të lodh, po të jep kënaqësi të madhe. Vërtet, e vonoi ca, po e ka bërë shumë të bukur. II. pj. 1. Përdoret në fjali për të miratuar diçka ose për të përforcuar atë që është thënë. Ishte vërtet shumë i zoti ai. Çështja ishte vërtet e rëndësishme. U gëzova vërtet kur e pashë. Vërtet e mbaroi?
    4. Përdoret kur shprehim çudi, dyshim, mosbesim, ironi etj; - Erdhi ajo. - Vërtet?

      Shprehje

      • Vërtet që ... megjithëse.
    IIkal. bised.
    1. shih VËRTETOJ 1.