Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VËRTETË

    If. sh.
    1. (Të) 1. diçka që është e vërtetë a e saktë; diçka që nuk mund të mohohet; gjendje e vërtetë; kund. gënjeshtër: e vërtetë e pamohueshme; tha (tregoi) të vërtetën; e fshehu (e shtrembëroi) të vërtetën; pasqyron të vërtetën; me të vërtetë vërtet; në të vërtetë thekson se ajo që do të themi është e vërtetë; ç'është e vërteta (e drejta...) në të vërtetë; të them (të themi) të vërtetën (të drejtën)... të flasim hapur, ajo që do të themi është e vërtetë; për hir të së vërtetës të themi të vërtetën; më mirë një e vërtetë e hidhur se një gënjeshtër e ëmbël (fj. u.). 2. gjykim a mendim që përputhet me realitetin ose me faktet; filoz. dije që e pasqyron drejt realitetin objektiv në ndërgjegjen e njerëzve: e vërteta historike; e vërteta absolute dije e plotë dhe përfundimtare për realitetin objektiv; e vërteta relative dije e drejtë për realitetin, por që me kalimin e kohës saktësohet dhe bëhet më e plotë. 3. diçka që është e drejtë, e drejta: rruga e së vërtetës rruga e drejtë, rruga që të çon drejt së mirës; jeton (rron) me të vërtetën jeton ndershmërisht, me drejtësi.

      Shprehje

      • E shikon të vërtetën në sy i vlerëson dhe i pranon gjërat ashtu siç janë, i sheh gjërat drejt; ia tha të katër të vërtetat në sy ia tha gjërat copë të gjitha, nuk i fshehu asgjë.
    IImb.
    1. Që përputhet me gjendjen e gjërave ashtu siç janë; që mbështetet në të vërtetën; i provuar shkencërisht a i vërtetuar nga praktika; i saktë; kund. i gënjeshtërt; i rremë: lajm i vërtetë; teori e vërtetë; përfundim i vërtetë; është e vërtetë.
    2. I tillë siç duhet të jetë; me të gjitha cilësitë e veta, i pastër; jo i shtirur; i drejtë; kund. i rremë: shkencëtar i vërtetë; mik i vërtetë; dashuri e vërtetë; kjo është rruga e vërtetë; ar (qelibar) i vërtetë.
    3. Që vjen nga një burim i njohur, jo i kopjuar, origjinal: dorëshkrim (dokument) i vërtetë.
    IIIpj.
    1. Miraton a përforcon diçka: gjendja është vërtet e rëndë.