VËRTETUES
Im. sh.
- Ai që pohon vërtetësinë e diçkaje, ai që vërteton diçka.
- Ai që nënshkruan një dokument për të treguar se është i saktë e ka vlerë të plotë.
- vjet. Nëpunësi që bënte vërtetimin e mallrave në doganë. Vërtetuesi i doganës.
IImb.
- Që pohon a dëshmon se diçka është e vërtetë, që provon vërtetësinë ose saktësinë e diçkaje; që vërteton diçka. Dëshmitar vërtetues. Prova vërtetuese.
- ek. Që vërteton se një veprim ekonomik i caktuar është kryer. Dokument vërtetues. Bilanc vërtetues.