Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VËSHTRIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VËSHTROJ, VËSHTROHEM.
    2. Drejtimi i syve te dikush a te diçka; shikim; shprehja e syve, mënyra si shikon dikush. Vështrim i mprehtë (i ngrohtë, i zjarrtë, i ftohtë). Vështrim kureshtar (pyetës, përbuzës, qortues). Vështrim i dyshimtë. Shkëmbyen vështrime. I hodhi një vështrim e vështroi. Treti (hodhi) vështrimin larg.
    3. fig. Syri a këndi me të cilin vështrohet ose gjykohet një çështje; pikëpamje: Vështrim materialist. Vështrim kritik. Vështrim i ri. Nga ky kënd vështrimi. Sipas vështrimit tim sipas meje.
    4. Kuptim. Në ç'vështrim përdoret kjo fjalë? Në një vështrim më të ngushtë.
    5. Paraqitje e përmbledhur e të dhënave, e fakteve etj., që lidhen me një send a me një ngjarje të veçantë. Vështrim i shkurtër (i përgjithshëm).

      Shprehje

      • Me (në) vështrimin e parë a) menjëherë; b) sipas përshtypjes së fillimit, në fillim. Drejton vështrimin (sytë) nga dikush a nga diçka shih te DREJTOJ.