VËSHTROJ
kal.
- E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një kohë të gjatë; përpiqem ta shoh mirë dikë a diçka. Vështroj orën. E vështroi në sy (në fytyrë). E vështroi me bisht të syrit. Kënaqej duke e vështruar.
- jokal. I kam sytë të kthyer drejt diçkaje, shikoj, shoh. Vështroi nga rruga. Vështroi përjashta (para, prapa). Vështroi me dylbi.
- Drejtoj vëmendjen te dikush a te diçka; i vë veshin diçkaje, dëgjoj; shikoj. Vështro këtu! Vështro se ç'thotë!
- Tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj; hap sytë, ruhem. I vështron prindërit. Vështroje fëmijën! Vështro se mos largohet!
- E shqyrtoj me vëmendje e me kujdes një çështje; mbaj një qëndrim të caktuar ndaj dikujt a ndaj diçkaje; e quaj, e vlerësoj. E vështronte Korçën si vatër kombëtare. E vështron me sy të shtrembër (të keq).
- jokal. vet. veta III. Është i kthyer në një anë a në një drejtim të caktuar. Dritarja vështronte nga jugu.
- jokal. bised. Çoj mendjen, mendoj. Vështronte për të ardhmen. Vështron për më tej.