Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEL

    kal.
    1. I jap dikujt një gjellë me shumë yndyrë, një ëmbëlsirë me shumë sheqer a pemë shumë të ëmbla derisa të mos ketë më dëshirë të hajë nga ato; e ngop tej mase, sa s'mund të hajë më shumë. E veli me mjaltë. Më veli bakllavaja. Më veli mishi.
    2. fig. E bëj që të mos ndihet më a të mos trazohet më në diçka duke ia plotësuar të gjitha kërkesat e nevojat, e kënaq jashtë mase; e ngop. E veli me të mira (me peshqeshe, me para).
    3. fig. E mërzit a e bezdis dikë, i ngjall neveri, bëhem i neveritshëm për të. Më veli dikush m’u mërzit, s'e duroj dot. Na veli me fjalë.