Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VELEM

    vetv.
    1. S'më hahet më një gjellë, një ëmbëlsirë etj., sepse është shumë e yndyrshme a shumë e ëmbël ose sepse kam ngrënë tepër; ngopem jashtë mase me diçka. U velën me bakllava (me pasta). U velën me mish.
    2. fig. Nuk ndihem më a nuk trazohem më në diçka, ngaqë më janë plotësuar të gjitha kërkesat e nevojat, kënaqem jashtë mase, stërngopem me diçka. Është velur nga të mirat. Është velur me filma.
    3. fig. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më është mërzitur tepër a më është neveritur dikush a diçka. I vel ai njeri, s'e duron dot më.