Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEND

    m. sh.
    1. Sipërfaqe toke me veçori të caktuara fizike e gjeografike; vis; zonë: vend malor (fushor); vende të ulëta (të larta); vendet e ftohta (e nxehta).
    2. Hapësirë a pjesë e caktuar toke që shërben për një punë ose për një qëllim, ku gjendet ose kur ndodh diçka etj.: vend për ndërtime (për banesë); vend për të ngrënë; vendi i nisjes (i mbërritjes, i takimit); ndajfolje (rrethanor) vendi (gjuh.); në vend i ati (e ëma) shumë i ngjashëm në pamje me të atin (me të ëmën); në vend menjëherë, aty për aty, aty ku ishte; në vend (të dikujt a të diçkaje) në këmbë të dikujt a për diçka, për dikë a për diçka; në vend që... përdoret për të shprehur një zgjidhje tjetër ose për të kundërvënë dy veprime a gjendje të ndryshme.
    3. Pjesë e një hapësire ku rri dikush a ku mbahet diçka; hapësirë e pajisur për t'u ulur a për të fjetur, ndenjëse, karrige: vend i zënë (i lirë); vendi i valixheve; vendet e tribunës; dy pëllëmbë vend; kryet e vendit; në vend-numëro! (usht.) komandë për të hedhur hapat pa ecur; autobus me dyzet vende; gjeti një vend; zë (shumë) vend; i bëj vend (dikujt) mblidhem a ngushtohem që të rrijë edhe dikush tjetër; s'rri në një vend lëviz shumë; e mbajti në vend e ndali, nuk e la të largohej; s'lëviz nga vendi; guri është i rëndë në vend të vet (fj. u.).
    4. Qyteti, fshati etj. ku ka lindur ose ku banon dikush; një krahinë e caktuar; hapësirë toke brenda kufijve të caktuar shtetërorë; shtet; atdhe: vendi im (ynë); vendet evropiane; mall (prodhim) vendi; lopa (delja) e vendit; nga ç'vend është?; / përmb. njerëzit që banojnë në këtë hapësirë, popullsia: u ngrit mbarë vendi.
    5. Pjesë e trupit të njeriut, në veshjen e tij a në një rrobë: vendi i lig (i keq) (euf.) baqthi; vendi i ujit (euf.); vendi i hollë (euf.) organi seksual i mashkullit, vetja; vendi i fëmijës (anat.) ani i fëmijës; vend i vrarë (i mavijosur); vendi i grisur (i shqepur); e theu krahun në dy vende.
    6. Pjesë në një vepër letrare, kinematografike etj.: vendi ku përshkruhet beteja.
    7. Puna ose detyra që kryen dikush; ndërmarrja, institucioni etj. ku ai punon a ushtron veprimtarinë: vend i ngrohtë (i rehatshëm) (keq.) qoshe e ngrohtë; vend pëllumbash (bised.) punë shumë e lehtë; zuri (gjeti, siguroi) një vend.
    8. Rendi a shkalla që zë dikush në marrëdhënie me të tjerët (në shoqëri, në familje, në një garë etj.), pozitë; roli ose rëndësia e dikujt a e diçkaje: vend kryesor (i rëndësishëm); vend drejtues (nderi); dolën në vendin e dytë; secili ka vendin e vet.
    9. Mjedis a çast i përshtatshëm për të bërë diçka: s'është vendi këtu; gjej vend gjej rast a mundësi; sipas vendit bëhet kuvendi (fj. u.).
    10. fig. Arsye për të thënë a për të bërë diçka: fjalë (vërejtje) me vend; flet vend e pa vend; është pa vend është e padrejtë; është e papërshtatshme; lë vend për dyshime lë rast a shteg për dyshime.

      Shprehje

      • Bëri vend (diçka) u bë zakon, nuk hiqet dot; bëri vend në zemrën (e dikujt) i fitoi dashurinë e nderimin, veproi në mënyrë të tillë që ai ta dojë; çau vendin (dheun
      • ); e çoi (e shpuri) në vend (një urdhër, një porosi etj.) e zbatoi a e kreu deri në fund; e çoi në vend të vetën nguli këmbë e u bë siç tha ai, i shkoi e tija; m'u errësua vendi (bota) humba kontrollin e vetëdijen, nuk dija ç'të bëja; fiton vend (tokë
      • ); gjen vend (diçka) shprehet a pasqyrohet; del; gjeti vendin mospërf. mori dënimin që meritonte; s'gjen vend ku të futet (s'i gjen dot vend vetes) është shumë i shqetësuar, ka një hall të madh; më ha vendi nuk më mban vendi; rri si mbi gjemba; u hodh nga vendi u zemërua menjëherë, kërceu përpjetë; ka vend ka mundësi, mund; duhet, është e nevojshme; e la (top) në vend (dikë) e vrau me një të qëlluar; nuk i la vend vetes është sjellë keq me të tjerët dhe e urrejnë të gjithë; lëshoi vend (pe
      • ); i lëshoj vendin (dikujt) e nderoj për meritat që ka; luaj vendit! përdoret kur shprehim habi për atë që na thonë ose kur paragjykojmë se ajo mund të sjellë ndonjë të keqe; e mban (e mbërthen, e gozhdon) në vend bën që dikush të mos përparojë në punë a në jetë; nuk e lë të bëjë përpara; mbaj vendin! keq. mos fol!, mos ndërhy!; nuk e mban vendi (toka
      • ) (dikë); mbeti në vend vdiq menjëherë; mbeti (bën, rri) në vend-numëro nuk bën asnjë përparim; ka ngecur; mëshoji vendit! keq. rri aty e mos fol!, mbaj vendin!; më ngre vendi jam shumë i shqetësuar e nuk mund të rri, kam kokëçarje të mëdha; s'më nxë vendi jam shumë i shqetësuar, nuk rri dot në një vend; qëndron (rri, mbeti, ngeci, ngeli, numëron, bën hapa) në vend nuk përparon më tej, mbetet në të njëjtën gjendje; ka mbetur prapa, nuk ecën me kohën; s'më rrihet në (një) vend s'më nxë vendi; shkon në vend (fjala) zbatohet, vihet në jetë; i tregoi vendin (dikujt) e ndëshkoi siç e meritonte; i tregoi se sa vlente e si duhej të sillej; u tund vendi lëvizën të gjithë; / u ndie kudo, s'mbeti njeri pa e dëgjuar, bëri shumë bujë; s'tundet (s'lëviz) nga vendi nuk shqetësohet për asgjë, nuk e ha meraku fare; e vuri në vend (diçka) e zëvendësoi diçka me diçka tjetër me po atë vlerë; / fitoi atë që kishte humbur (nderin etj.); e ndreqi; zë vend vendoset diku (për njerëzit); është në vendin e vet dhe nuk luan (për sendet); / ka vlerë, dëgjohet, përfillet; vlen për diçka; / ngulitet, bëhet pjesë e pandarë e diçkaje; i zuri vendin (këmbën) (dikujt) e zëvendësoi; s'më zë vendi (vendi vend) s'më nxë vendi; s'më zuri vend (buka etj.) nuk u ngopa; nuk u kënaqa fare; s'i zë vend gjaku është i lëvizshëm, nuk rri në një vend.