Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VENDOS

    kal.
    1. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar; vë diçka në vendin e vet; vë. Vendosi librin në raft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kurora në varret e dëshmorëve.
    2. E çoi dhe e lë dikë a diçka në një vend të caktuar ose në vendin që duhet; e vë në një vend a në një gjendje të caktua; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosi të ardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësit në rresht i rreshtoi nxënësit.
    3. E vë dikë në një vend me punë a me një detyrë të caktuar. I vendosi njerëzit në punë.
    4. Bëj një shenjë me laps a me bojë në diçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin.
    5. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. Dhe e bëj të punojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi një radio në veturë.
    6. Bëj që diçka të vejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushte të përshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë).
    7. Vë themelet e diçkaje; vë në fuqi, jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Vendosëm pushtetin popullor. Vendosëm marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të. Vendosëm pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit. Vendosëm marrëdhëniet socialiste në prodhim.
    8. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri. sport.
    9. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmime të reja. Vendosi norma të reja (më të larta).
    10. Bëj të mundshëm zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ndikoj shumë në përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Vendos fatin tim përcakton të ardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikon në mënyrë të theksuar, vendimtare për përfundimin e saj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen.
    11. let. Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike.
    12. jokal. Kam të drejtë të jap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendim në lidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos populli (masa). Vendos organizata e partisë. Vendos gjykata. Vendosëm njëzëri.
    13. jokal. Arrij të zgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje. Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s’kemi venduar ende.
    14. jokal. vet. veta III. Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. Në luftë nuk vendos arma, por njeriu.

      Shprehje

      • Vendos karantinë për diçka (i vë karantinë diçkaje) libr. shih te KARANTIN/Ë,~A.