VENDSTREHIM
m. sh.
- Vend i posaçëm, i ndërtuar nën tokë për t'u mbrojtur nga bombardimet në rast lufte. Vendstrehim i nëndheshëm. Ndërtuan vendstrehime. U futën në vendstrehim.
- Ndërtesë e posaçme ku strehohen veglat e makinat bujqësore. Vendstrehim i traktorëve.