Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEPRIMTARI

    f. sh.
    1. Punë e gjallë që kryen dikush në një fushë të caktuar të jetës; pjesëmarrje e gjallë në një punë. Veprimtari shoqërore (politike, shkencore, letrare, artistike). Veprimtari krijuese (prodhuese). Veprimtari shtetërore (diplomatike). Veprimtari e gjall ë(e dendur, e frytshme). Veprimtari e hapët (e fshehtë). Veprimtari revolucionare (patriotike). Veprimtari armiqësore (minuese, sabotuese, përçarëse). Veprimtaria e heroit. Kreu një veprimtari të shquar.
    2. spec. Puna e një organi të caktuar të trupit. Veprimtaria psikike. Veprimtaria e lartë nervore. Veprimtaria e zemrës.
    3. Veprimi i një force të natyrës etj., që sjell rrjedhime a pasoja të ndryshme. Veprimtaria shkatërruese e ujërave (e erërave...).
    4. Degë prodhimi që kryen punë ose shërbime të caktuara. Veprimtari ndihmëse.