Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEPRUES

    Im. sh.
    1. Ai që vepron në një drejtim të caktuar; ai që nuk rri pa vepruar, ai që hidhet në veprim. Veprues i guximshëm.
    2. spec. Diçka që merr pjesë dhe vepron në një proces, diçka që ndikon a që luan rol ndikues. Veprues fizik (kimik).

      Shprehje

      • Plotësi i vepruesit gjuh. rrethanor, i cili tregon një njeri, një kafshë a një send që kryen veprimin e shprehur nga folja në diatezën pësore.
    IImb.
    1. Që vepron, që nuk rri pa vepruar, që hidhet në veprim. Njeri veprues. Grup veprues. Forcat vepruese. Organe vepruese.
    2. Që vepron me gjallëri, i gjallë, i shkathët; aktiv.
    3. usht. Që bën veprime luftarake. Reparti (njësiti) veprues.
    4. let. Që kryen veprimin në një vepër letrare. Personazhi veprues.
    5. Që vijon të veprojë, që nuk është shuar; që ka forcë, që vepron ende. Vullkan veprues. Politikë vepruese. Ka karakter veprues.
    6. Që ndikon mbi dikë a mbi diçka e sjell ndryshime; që merr pjesë në një punë a në një veprim; që ka fuqi për të ndikuar ose për të ndryshuar. Rol veprues. Lëndë vepruese. Karbon veprues. Forcat vepruese.