Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VERBËRI

    f.
    1. Të qenët i verbër, mungesë e plotë e shqisës së të parit; gjendja e një njeriu të verbër. Verbëri e përjetshme (e përkohshme). Verbëri e plotë (e pjesshme).
    2. fig. Paaftësia e dikujt për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë. Verbëri politike. Verbëria e burokratëve. Verbëri prej budallai.
    3. Veprimi a sjellja jo sipas arsyetimeve e mendimeve të veta, por sipas udhëzimeve a urdhrave të të tjerëve; mos mbështetja tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë. E zbatoi me verbëri. I bindej me verbëri E mori më qafë verbëria.

      Shprehje

      • Verbëria e pulave veter. sëmundje që u bie pulave dhe i verbon nga sytë.