Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VERBUES

    mb.
    1. Që të bën të mos shohësh qartë, që të vret a të vesh sytë, që të verbon. Dritë (flakë) verbuese. Diell verbues. Shkëlqim verbues. Bardhësi verbuese.
    2. fig. Që të bën të paaftë për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë; që të bën të paaftë për të arsyetuar e për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë, që t'i merr mendtë. Fanatizëm verbues. Propagandë verbuese.