VEREM
m. mjek.
- Sëmundja e tuberkulozit. I ngjiti veremin. U sëmur nga veremi. Vdisnin nga veremi.
Shprehje
- U bë verem a) u hidhërua shumë, u bë helm; b) u mërzit shumë, i plasi shpirti. I hyri veremi për dikë a për diçka a) u merakos shumë për dikë a për diçka; b) e deshi aq shumë dikë sa u sëmur. I futi (i shtiu) veremin dikujt shih te FUT.