Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VERIOR

    mb.
    1. Që gjendet në veri të diçkaje; që është i viseve, të cilat ndodhen në veri; i veriut. Pjesa (ana) veriore. Skaji verior. Poli Verior. gjeogr. Gjysmërruzulli Verior. gjeogr. Tropiku verior. gjeogr. Gjerësi gjeografike veriore. gjeogr. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Veriut. Krahinat veriore. Pika më veriore. Të folmet veriore të shqipes.
    2. Që fryn nga veriu, që vjen nga veriu (për erën). Erë veriore.
    3. Që lidhet me vendet e ftohta të veriut; që u përket këtyre vendeve; që është karakteristik për vendet e ftohta të veriut ose për banorët e tyre. Dielli verior. Klima veriore. Bimësi veriore. Temperament verior. Tip verior.