VESH
Ikal.
- Vë një petk në trup; i vë dikujt në trup petkat e tij; bised. e pajis me rroba, i siguroj veshjen; kund. zhvesh: vesh këmishën (pantallonat, çorapet); e veshi trashë (hollë); ai e vesh, e mbath dhe e ushqen.
- bised. I jap dikujt një detyrë a e fut në një punë, e cila ka një veshje të veçantë; bëj; kund. zhvesh: e veshën oficer.
- Ngjesh në trup diçka; kund. heq; zgjesh: veshi armët.
- I vë përsipër një shtresë prej një lënde tjetër për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj.; e mbështjell me diçka: i veshën kolltukët me kadife; i veshi muret me pllaka mermeri; vesh me ar (me argjend); / kryes. v. III e mbulon gjithë sipërfaqen a vendin; mbush: avulli e veshi xhamin; pranvera i veshi pemët.
- E plotësoj me orenditë e me pajisjet e nevojshme (një shtëpi etj.): e ka veshur mirë dhomën e pritjes.
- fig. I jap dikujt fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar: e veshën me pushtet.
- fig. keq. I mbuloj përmbajtjen e vërtetë ose e zbukuroj me fjalë e fraza të ndryshme: e veshi me frazeologjipatriotike.
- (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. bised. ia ngarkoj dikujt një punë të vështirë a që nuk i takon ta bëjë: ia veshi së vjehrrës fëmijët; / e quaj dikë shkaktar a autor të diçkaje që s'dihet se kush e ka bërë; e quaj pa të drejtë si meritë të dikujt: ia veshën fajin më të voglit; ia veshën atij meritat.
- (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. godit; iangjesh: ia veshi fytyrës (me shuplakë, me grusht).
- (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. them diçka pa e peshuar shumë, ia këput; ia them hapur: ia veshi tjetër për tjetër foli kuturu; ia veshi në mbledhje.
IIm. sh.
- Organi i dëgjimit te njeriu e te kafshët kurrizore; secila prej llapave të këtij organi në të dy anët e kokës: veshi i jashtëm (i brendshëm, i mesëm) (anat.); bula e veshit; vrimat e veshëve; daullja (lodra) e veshit (anat.); kërmilli i veshit (anat.); i ra (i erdhi) në vesh (diçka) e dëgjoi rastësisht; e mori vesh; më bëjnë (më gënjejnë) veshët më duket sikur dëgjoj diçka; i tha (i foli) në vesh (dikujt) i tha diçka me zë të ulët që të mos e dëgjonin të tjerët; ia tha tinëz të tjerëve; s'çalon gomari nga veshët (fj. u.); veshët e peshkut verzat; vesh gomari (bot.) veshgomar, babanik.
- Aftësia e njeriut për të dëgjuar; shkalla e ndjeshmërisë së këtij organi, dëgjim; aftësi për të kapur e për të riprodhuar tingujt muzikorë: ka veshë të hollë (të mprehtë) dëgjon shumë mirë; ka veshë të rëndë (është i rëndë nga veshët) nuk dëgjon mirë; e kanë lënë veshët është shurdhuar; i erdhën veshët i erdhi dëgjimi; ka vesh (për muzikë).
- Veshore1.
- spec. Diçka që ka trajtën e këtij organi; vjega e një ene etj., dorezë; pjesë e diçkaje e dalë a e zgjatur anash: veshët e mashës; veshi i shtambës (i saçit); veshët e parmendës veshëzat.
- Freri i rrushit me gjithë kokrra; vile, bistak.
- Vrima e gjilpërës.
- anat. Secila nga dy dhomëzat e sipërme të zemrës që çojnë gjakun në barkushe: veshi i majtë (i djathtë).
Shprehje
- I bëri veshët bigë (çift, katër) u bë gati të dëgjojë me vëmendje të madhe a të përgjojë me kujdes; i bëri (i ngriti, i mbajti) veshët pipëz (curr, çark, çip, gërshërë, kapëz) dëgjoi me vëmendje të madhe që të mos i shpëtonte asgjë; përgjoi me kujdes të veçantë; bën një vesh të shurdhër e një sy qorr (para dikujt a para diçkaje) bën sikur nuk dëgjon e nuk sheh ose sikur nuk e merr vesh; / tregohet zemërgjerë a i butë; i ranë veshët nuk mbahet më të madh, i ranë pendët; i rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës)! mallk. vdektë!; i rëntë papandehur një e keqe!, e pësoftë nga nuk e pret!; më ranë veshët rehat rashë në qetësi pas një zhurme të madhe a pas kërkesave të përsëritura të dikujt; na çau (na çori, na shurdhoi, na nxori, na qiti) veshët na mërziti shumë me fjalë, na çau kokën; s'dëgjon nga ai vesh nuk i pëlqen ajo që thuhet, s'do që të dëgjojë; / nuk do t'ia dijë, nuk i bën veshi tërr; ç'po na dëgjojnë veshët! po ndodhin çudira (kryesisht të papëlqyeshme); s'i djersit veshi (për botën) s'bëhet merak, s'do t'ia dijë se ç'thonë të tjerët; i fryn (i këndon, i fishkëllen) në vesh (dikujt) e nxit kundër një tjetri, duke i pëshpëritur fjalë e thashetheme; ia futi (ia shtiu) në vesh (diçka dikujt) i tha a i njoftoi diçka; i pëshpëriti diçka; i futi (i shtiu, i la) veshët në lesh nuk ia vuri veshin diçkaje; e fjeti mendjen për diçka; më hëngri veshët më mërziti shumë duke më thënë a duke më kërkuar të njëjtën gjë vazhdimisht; hap veshët dëgjon me kujdes e me vëmendje të madhe, rri ngrehur për të dëgjuar mirë; i hoqi (i tërhoqi, i shkuli, i zgjati) veshin (veshët) (dikujt) e qortoi për një gabim a për një punë jo të mirë; s'i hyn në vesh (fjala) nuk do ta dëgjojë; nuk kupton; i hyn në një vesh e i del nga tjetri (nga një vesh i hyn e nga tjetri i del) mospërf. nuk kupton fare, nuk merr vesh asgjë; / nuk bëhet merak fare për ato që i thonë; i ka veshët pipëz dëgjon shumë mirë; kruan veshin (dikush) nuk është në gjendje t'i përgjigjet një pyetjeje; më la pa veshë më shurdhoi veshët; s'merr vesh (dikush) nuk bindet, nuk dëgjon; marr vesh kuptoj, e kam të qartë atë që më thonë; / (diçka) mësoj, marr njoftim për diçka; / (nga diçka) e njoh një zanat, një çështje, një fushë të dijes etj., e kuptoj; nuk i merr vesh koka nuk dëgjon fare se çfarë i thonë, është kokëfortë; merrem vesh (me dikë) bie në ujdi për diçka; kuptohem mirë; mbaj vesh përpiqem të dëgjoj; përgjoj; i mbaj vesh (dikujt) e dëgjoj, i bindem; / (diçkaje) i kushtoj vëmendje, i vë veshin; i mban veshët hapur (hapët) rri e dëgjon me kujdes e me vëmendje të madhe; tregohet syhapur; i mban veshët përpjetë (ngritur) rri në përgjim, është gjithnjë gati të dëgjojë; mbyll veshët (para diçkaje) bën sikur nuk vë re, nuk do të dëgjojë a të kuptojë se ç'bëhet; mpreh veshët përpiqet të dëgjojë më mirë e të mos i shpëtojë asgjë; ngre (çon) veshët dëgjon me vëmendje të madhe, përgjon; / rri në pritje për të ndërmarrë diçka; bëhet gati për të rimarrë diçka të humbur; përpiqet të dalë përsëri në pah; / ka filluar të mbahet më të madh, i është rritur mendja; (shkoi fjala) vesh më vesh u përhap fjala nga njëri tek tjetri, shkoi gojë më gojë; (qeshi) vesh më vesh qeshi me të madhe e me shumë kënaqësi; ia preu (ia shkurtoi) veshët (dikujt) e bëri që të mos mbahet më të madh, e bëri që t'i bien pendët; nuk e rreh veshin (dikush) nuk shqetësohet fare për diçka, nuk e vë ujin në zjarr; i janë rritur veshët (dikujt) i është rritur mendja; ia skuqi veshët (dikujt) e qortoi keq, e turpëroi para të tjerëve; iu skuqën veshët u turpërua, e zuri turpi; kur të shohë veshët (shpatullat
- ); e tërheq (e heq) për veshi e heq për hunde; nuk ia vari veshin (dikujt a diçkaje) nuk i kushtoi vëmendje, nuk e përfilli; i vari (i uli) veshët i vari buzët; / i ranë pendët; i vajti në vesh (dikujt) e mori vesh, ia thanë; vë vesh (veshin) përpiqet të dëgjojë; dëgjon me kujdes; përgjon; i vë veshin (dikujt a diçkaje) tregon kujdes e vëmendje për të, nuk e lë pas dore; / ia dëgjon fjalën dikujt, i bindet; / e ndjek, e vë re dikë a diçka; më vret (më shpon) veshin (veshët) (diçka) më tingëllon keq në vesh; më mërzit kur e dëgjoj; ma zuri (ma kapi, ma rroku) veshi (cepi i veshit) (diçka) e dëgjova kalimthi, e mora vesh rastësisht; zuri veshin e zuri gjumi, fjeti; / vdiq; e zuri (e kapi) nga (për) veshi (dikë) e qortoi; i zgjati veshët u mundua të dëgjojë një zë të largët a të dobët; vuri veshin me kujdes për të dëgjuar a për të përgjuar; ia zgjati veshët (dikujt) ia rriti mendjen me lëvdata të tepërta, e lavdëroi më shumë nga sa e meriton; më ziejnë (më gumëzhijnë, më buçasin) veshët nuk më pëlqen të dëgjoj diçka, jam mërzitur nga bisedat e gjata për të njëjtën gjë.