Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VETËVENDOSJE

    f.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes VETËVENDOS.
    2. drejt. Shfaqja e vullnetit të një populli për ta përcaktuar vetë e në mënyrë të pavarur formën e organizimit shtetëror; e drejta e popujve të shtypur dhe e vendeve koloniale për t’u shkëputur plotësisht nga varësia politike dhe ekonomike prej një shtet kapitalist, e drejta e kombeve për të qenë të pavarur e si shtete më vete. Vetëvendosja e kombeve. Parimi i vetëvendosjes. E drejta për vetëvendosje.