VETJAK
mb.
- Që i përket një njeriu të vetëm; që e përdor vetëm një njeri; kund. i përbashkët: pronë vetjake; armë vetjake; sende vetjake; emri vetjak emri i një njeriu.
- Edhe drejt., që lidhet vetëm me një njeri të veçantë; kund. i përgjithshëm: interesi vetjak; nevoja (kërkesa) vetjake; paprekshmëria vetjake (drejt.).
- Që vjen a që kryhet nga një njeri; karakteristik për një njeri të vetëm; që bëhet për veten; kund. i përgjithshëm: shembulli vetjak; përvojë vetjake; higjiena (pastërtia) vetjake.
- spec. Karakteristik vetëm për një send të caktuar: vlera (pesha) vetjake (e diçkaje).