Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VETULL

    f. sh.
    1. kryes. sh. Tufa si hark e qimeve mbi sy: me vetulla të zeza (të holla); mblodhi (rrudhi) vetullat; shkulin (heqin) vetullat; e shikonte nën vetulla (fig.) e shikonte me inat.
    2. Harku i diçkaje; diçka a pjesë e diçkaje si hark; qemer; strehë: vetulla e urës; vetull shkëmbi (mali, kodre); vetulla e gjerbave; vetull buke (byreku); vetull are.
    3. Buza e një pëlhure, e një qilimi etj., e kthyer ose e qepur që të mos i dalin fijet; rrip i hollë pëlhure që u vihet poshtë anëve të një veshjeje për të mos i dalë fijet; qemer.

      Shprehje

      • I ranë vetullat u zemërua, u ngrys, i vari buzët; rrudhi (grysi, mblodhi) vetullat (ballin) u vrenjt në fytyrë, u ngrys; i vari (i lëshoi) vetullat u zemërua, u pezmatua; i rrudhi vetullat; në vend që t'i vinte vetulla, i nxori sytë në vend që ta bënte më mirë diçka, e prishi fare.