Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VEZË

    f. sh.
    1. Kokërr me lëvozhgë, që e pjellin femrat e shpendëve, të peshqve, të disa zvarranikëve, të disa kandrrave etj.: vezë pule (pëllumbi); vezë qefulli (blini); vezë breshke (gjarpri); vezët e fluturave; e bardha (e verdha) e vezës; bën (pjell) vezë; që në vezë (fig.) që në fillim, që në çastin kur sapo ka lindur e nis të zhvillohet diçka; më mirë një vezë sot, se një pulë mot (fj. u.).
    2. biol. Qelizë seksuale femërore e një qenieje, prej së cilës zhvillohet një organizëm i ri: vezët e gruas; i janë tharë vezët nuk lind a nuk pjell më.

      Shprehje

      • E bën vezën deve e bën mizën buall; i bën vezë gjeli i ka punët shumë mirë, i shkon çdo gjë shumë mbarë; u bë veza të mësojë pulën! iron. përpiqet dikush t'i japë këshilla një tjetri që ka shumë më tepër përvojë; syka dalë ende nga veza (nga lëvozhga e vezës) mospërf. është ende i ri, s'di nga jeta, s'ka përvojë; rruan vezë bën një punë të kotë; (jam) si mbi vezë (mbi gjemba
      • ); të jep vezë pa të verdhë (pa të kuq) është shumë dinak dhe ta hedh në çdo rast; e merr vezën në bark të pulës është shumë i zoti e i zhdërvjellët; / është i pangopshëm; i ka ngecur veza kryq e ndien veten shumë ngushtë, e ka litarin në fyt; ngroh vezët keq. rri kot, pa punë; e merr një punë tepër ngadalë; (përpiqej) si veza (si zorra
      • ) në prush; sikur shkel mbi vezë (mbi gjemba
      • ); e shtrëngoi veza ka nevojë të ngutshme; është shumë ngushtë; vezë me dy të verdha (me dy të kuqe) diçka që ndodh rrallë, gjë e rrallë; vezë kllukë njeri që sëmuret shpesh, shëndetlig; si veza në kulaç si veshka në mes të dhjamit; vezë e prishur njeri pa vlerë e i keq; vezë e qëruar diçka krejt e përgatitur, llokum në gojë; të vjedh vezën nën klloçkë është vjedhës i regjur; si vezët (si zogjtë
      • ) e qyqes.