Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIÇ

    m. sh.
    1. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit. Viç mashkull (femër). Viç motak. Mish viçi. Lëkurë viçi. Rritëse viçash. Ruajnë viçat.
    2. Pjella e drerit ose e disa kafshëve të tjera deri në një vit. Viçi i drerit (i antilopës).
    3. fig. mospërf., shar. Njeri i papjekur nga mendja; njeri i trashë dhe pa përvojë. Viç i palëpirë njeri shumë i papjekur dhe i ngathët.
    4. krahin. Gishti i vogël i dorës. Dogji viçin.

      Shprehje

      • E bëjnë kaun me viç sajojnë gjëra të paqena, merren me thashetheme dhe shpifin. Kur të qethen viçat iron. kurrë, asnjëherë. I ikën lopa me gjithë viç i shpëtojnë gabime shumë të mëdha, i kalojnë edhe gabime të trasha. Të merr lopën me gjithë viç të merr gjithçka, të lë pa gjë; të grabit pa mëshirë. I pjell (edhe) viçi atij i vijnë të mirat andej nga nuk i pret, i pjell edhe këndesi. I rri si lopës pa viç dikujt shih te LOP/Ë,~A.