Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIGAN

    Im. sh.
    1. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant.
    2. lart. Njeri me mendje gjeniale, njeri i shquar që ka bërë vepra madhështore në shkencë, në art etj., gjigant.
    3. Diçka (vepër, ndërtim etj.) me përmasa shumë të mëdha e me rëndësi të jashtëzakonshme, vepër madhështore; gjigant. Vigani i industrisë sonë.
    4. mit. Figurë mitologjike që përfytyrohej si njeri me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi të mbinatyrshme, gjigant. Luftoi si vigan.
    IImb.
    1. Që ka trup shumë të madh, gjigant.
    2. lart. Që ka mendje gjeniale, që ka bërë vepra madhështore në shkencë, në art etj., gjigant. Mendimtar vigan.
    3. Që është shumë i madh, që ka përmasa shumë të mëdha, gjigant. Shkëmb (lis) vigan. Kështjellë vigane. Vepër vigane.
    4. fig. Që shquhet për përpjesëtimet, për vlerën ose për forcën e vet; që kërkon punë e përpjekje të jashtëzakonshme, gjigant. Hapa vigane. Forcë (fuqi) vigane. Luftë vigane. Revolucion vigan.