Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIJ

    jokal.
    1. Lëviz drejt folësit; eci së andejmi e mbërrij këtu; kthehem përsëri nga jam nisur; / v. III lëviz ose afrohet drejt meje; mbërrin: eja këtu (tek unë, më afër)!; sapo erdhi nga puna; erdhi më këmbë (me makinë); prit se po vij; shkojmë e vijmë te njëri-tjetri kemi hyrje-dalje me njëri-tjetrin; erdhi treni; erdhi letra (telegrami); erdhi shëndoshë e mirë; vete e vjen brenda ditës; të ardhsha për të mirë! (ur.); mirë ardhsh! (ur.).
    2. Shkoj në një drejtim, kaloj nëpër një vend, përshkoj: lumi i vjen anës fushës; i vjen pas e ndjek; s'ka ku të vijë rrotull (rreth) është shumë ngushtë në një dhomë etj., s'ka ku të sillet; vinte një dritë e zbehtë nga dritarja.
    3. Edhe fig., gjendem ose lëviz para ose pas dikujt a diçkaje; bised. vihem në një radhë me dikë a me diçka, radhitem: unë vij pas atij; më tej vinte një shesh; pas treshit vjen katra; pas punës vjen shpërblimi; ai nuk vjen me të ai nuk barazohet me të; nuk i vjen as te gishti (i vogël) i këmbës (as në thua) as që mund të krahasohet me të.
    4. Nis të flas për diçka tjetër, kaloj, hidhem: le të vijmë te çështja tjetër.
    5. E kam prejardhjen, vendlindjen, vendbanimin etj.; v. III gjendet a bëhet diku dhe sillet prej andej; zë fill, buron; është pasojë e diçkaje, shkaktohet; e ka burimin te dikush a te diçka; del prej diku; rrjedh: vjen nga një familje e njohur; këto mollë vijnë nga Dibra; kjo fjalë vjen nga një rrënjë shqipe; këto vijnë nga pakujdesia; i vinin lotë nga sytë.
    6. v. III rritet, fryhet (për lumin etj.); ngrihet, grafullon (zakonisht nga tharmëtimi): ka ardhur lumi është fryrë lumi, është rritur niveli i tij; erdhi buka; / kryes. v. III arrij një cak: erdhi gruri deri në brez; erdhi puna deri në kacafytje.
    7. Mbush një moshë të caktuar; v. III arrin një kohë a një ngjarje e caktuar: i erdhi pleqëria (fundi, vdekja); erdhi dreka (darka); erdhi Dita e Flamurit.
    8. Dal në krye a në udhëheqje; marr drejtimin a fuqinë: erdhën në pushtet; qeveritë vijnë e shkojnë.
    9. Arrij pas një pune në një përfundim; bie në ujdi a në kundërshtim me dikë: erdhi në marrëveshje (në fjalë) me ne; erdhi në një mendje me të; erdhën thikë më thikë ranë në kundërshtim të hapët.
    10. v. III (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., ndodh rastësisht diçka, qëllon, bie; më shfaqet një ndjenjë, një mendim etj.; lind; përputhet me diçka; më përshtatet (edhe në njësi frazeologjike): më erdhi rruga andej; më erdhi e papritur; sido që të vijë puna; më erdhi një ide; më erdhi ndër mend tani; më vjen në hatër (bised.) më kujtohet; më erdhi në shteg; erdhi fjala për atë; më vjen si të fikët; i vjen ndot (të pështirë, për të vjellë); më vjen turp; më vjen mirë kam kënaqësi, gëzohem; më vjen rëndë prekem në sedër, fyhem; e kam të vështirë, më rëndon; ia përtoj; druhem, më vjen turp; më vjen keq hidhërohem a dëshpërohem për dikë a për diçka; më dhimbset; më vjen inat; i vinte habi (çudi) habitej; i erdhi thartë (hidhur); flet ç't'i vijë në mendje; erdhi në jetë lindi; i vjen për shtat i përshtatet; i vjen pas qejfit (pas avazit, pas midesë); nuk i vjen (për) mbarë nuk e ka të lehtë; nuk i vjen përdoresh; nuk i vjen për shtat; i erdhi ters puna.
    11. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më nxë; më bën; më rri mirë në trup (për rrobat, këpucët etj.): nuk më vijnë pantallonat (çorapet, këpucët); fustani të bëka!
    12. v. III ka një pamje a trajtë të caktuar; ngjan: vjen i shëndoshë (i bëshëm, i dobët, i zeshkët); vjen si i ati (si e ëma); vjen pingul (si thikë).
    13. v. III arrin në një gjendje të caktuar; piqet (për një pemë, për të lashtat etj.); bëhet: erdhi lopa (pela) në afsh; është mollë që vjen shpejt.
    14. v. III, edhe fig., ka, bie (një erë): vinte era kafe e pjekur.
    15. bised. Peshoj, jam: sa vjen viçi?
    16. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., merr përsëri pamjen e zakonshme, kthehet në gjendjen normale; rregullohet, shërohet: i erdhi fytyra; i erdhi goja (zëri); i erdhën sytë (veshët); i erdhi shëndeti (oreksi); një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte (i ikte) herë skuqej, herë zverdhej; i erdhi gjaku në vend; erdhi në mend (i erdhën mendtë); erdhi në të e kuptoi, e mblodhi veten; erdhi në vete.
    17. v. III përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi rritet shkallë-shkallë e pa ndërprerje: erdhi e u shëndosh; erdhi duke u shtuar (duke u përmirësuar); sa vjen e zbukurohet.