Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIJOJ

    kal.
    1. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim; nis një punë atje ku e kam lënë a ku e kam ndërprerë; bëj akoma diçka, merrem ende me diçka; vazhdoj. Vijoj punën. Vijojnë luftën. Vijoi rrugën. Vijoi bisedën. Vijoi të tregonte.
    2. Shkoj pas gjurmës ose pas mësimeve të dikujt; shpie më tej diçka që ka nisur dikush tjetër; ndjek, vazhdoj. Vijoi veprën e tij. Vijon traditat më të mira.
    3. Shkoj rregullisht diku për të mësuar, për të fituar përvojë a për t'u stërvitur, ndjek mësimet në një shkollë etj., vazhdoj. Vijon shkollën (kursin, universitetin).
    4. jokal. vet. veta III. Zgjat ende; zhvillohet, shkon më tej, nuk ndërpritet, nuk pushon, vazhdon. Vijon puna. Vijon kënga. Vijojnë bisedimet. Vijoi heshtja.
    5. jokal. vet. veta III. Shtrihet më larg, shkon më tutje, zgjatet, nuk mbaron (në hapësirë); vazhdon. Rrjedha vijon më tej. Rruga vijon pastaj nëpër pyll.