VITRINË
f. sh.
- Dritare e madhe zakonisht me xhama të njëjtë në anën e përparme të dyqanit, e ndrequr me vende të posaçme për të vënë mallra të ndryshme që janë në shitje. Vitrinë dyqani. Vitrinë librarie. Zbukurojnë vitrinat. E vuri në vitrinë.
- Arkë a dollap prej xhami në një muze ose në një ekspozitë, ku vendosen objekte të ndryshme që të shihen mirë nga vizitorët. Vitrinat e muzeut (e ekspozitës).
- fig. keq. Diçka e zbukuruar që nxirret përpara me qëllim që të krijojë një përshtypje të gabuar për gjërat, rrethanat, etj. që përfaqësohen prej saj.