Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIZATOJ

    kal.
    1. Paraqit a riprodhoj në letër një send ose një figurë me laps, me bojëra, me penë etj., bëj vizatim në letër ose në diçka tjetër; zotëroj artin a mjeshtërinë e vizatimit. Vizatoj një shtëpi (një lule, një pemë, një kub...). Vizatoj me laps (me bojëra). Vizaton bukur.
    2. fig. Përshkruaj zakonisht shkurt, me gojë ose me shkrim, një ngjarje, një gjendje, një njeri; jap idenë a pamjen e diçkaje. Vizatoi të ardhmen. E vizatoi mirë gjendjen.