Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIZË I

    f. sh.
    1. Shenjë e zgjatur dhe e hollë që bëhet mbi diçka me laps, me penë etj., vijë. Vizë e drejtë (e lakuar, gjarpëruese). Vizë lidhëse. gjuh. vizë e shkurtër që shërben për të lidhur dy pjesë të një fjale. Vizë ndarëse. gjah. vizë e shkurtër që shërben për të ndarë fjalën në fund të rreshtit. Viza e dialogut. Heq një vizë. Shkruhet me vizë në mes.
    2. E thelluar a e çarë e ngushtë në diçka, vijë. Vizat e dorës.

      Shprehje

      • I hoqi (i vuri, i futi) vizë (vijë) dikujt a diçkaje nuk e përfill më; hoqi dorë nga dikush a nga diçka, e fshiu nga defteri.