Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIZË

    If. sh.
    1. Vijë e shkurtër dhe e hollë (-) në shkrim, në shtypshkrim etj.; vijë: vizë lidhëse (gjuh.) vizë e shkurtër që lidh dy gjymtyrë të një fjale të përbërë; vizë ndarëse (gjuh.) vizë që ndan fjalën në rrokje a në fund të rreshtit; vizë e drejtë (e lakuar); shkruhet me vizë në mes; / vijëz: vizat e dorës.

      Shprehje

      • I hoqi (i vuri) vizë (vijë) (dikujt a diçkaje) nuk e përfill më; hoqi dorë, e fshiu nga defteri.
    IIf. sh.
    1. Shënim zyrtar me vulë të posaçme në pasaportë, me të cilin lejohet të kalosh kufirin ose të shkosh në një shtet tjetër: viza e hyrjes (e daljes); zyra e vizave; heqja e vizave.